
Shpëtuesit e Austrisë dhe të Zvicrës janë organizuar për shpëtimin e viktimave të mundshme të tre ortekëve që goditën resortin austriak të skive në Ankogel dhe atë zviceran në Andermatt të enjten, duke lënduar të paktën dy persona.
Dy personat e dëmtuar u dërguan në spital me lëndime të lehta, tha policia zvicerane. Katër persona të tjerë u shpëtuan dhe nuk janë lënduar, por ende është e paqartë se sa të tjerë mund të jenë të varrosur nën dëborë, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se një skuadër e madhe shpëtimi ishte në vend.
Rreziku për zonat kishte qenë në nivelin tre në një shkallë prej pesë, sipas Institutit për Kërkime të Dëborës dhe Ortekëve, i cili tha se dëbora e freskët dhe e ndotur nga era ishte kërcënimi kryesor. /Reuters/



