Fyerje për presidentin, gazetari polak rrezikon 3 vjet burg

Fyerje për presidentin, gazetari polak rrezikon 3 vjet burg

Shkrimtari dhe gazetari i njohur polak, Jakub Zulczyk, mund të përballet me tre vjet burg pasi e quajti Presidentin Andrzej Duda “budalla” në një postim në Facebook në nëntor. Lajmin e bën të ditur BBC.

Në Poloni, fyerja e krerëve të shtetit dhe fesë konsiderohet krim. Zulczyk sulmoi presidentin në natën e zgjedhjeve amerikane duke e akuzuar atë se nuk e kuptonte procesin zgjedhor amerikan, pasi ai uroi Joe Biden për fushatën pa e komplimentuar ende për fitoren, sepse për këtë ai duhej të priste për "konfirmimin nga kolegji elektoral".

Duke komentuar në postimin në Facebook, Zulczyk, autori i një romani të kthyer në një seri televizive të njohur për Hbo Europe, shkroi se e kishte studiuar politikën amerikane për vite me radhë dhe nuk kishte dëgjuar kurrë për "zgjedhjen e kolegjit elektoral". "Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Andrzej Duda është budalla". Prokurori e quajti komentin "ofendues" dhe "të papranueshëm".

Polonia ka nëntë ligje të ndryshme fyerjeje, të gjitha përfshijnë mes dënimeve edhe burgimin. Për shembull, mund të përfundosh në burg jo vetëm sepse ke fyer flamurin polak, por edhe atë të vendeve të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy