Parlamenti Katalonjës zgjedh presidentin e ri separatist, pasardhësin e Puigdemont

Parlamenti Katalonjës zgjedh presidentin e ri separatist, pasardhësin e Puigdemont

Parlamenti katalanas zgjodhi Quim Torra për president të provincës së Spanjës, duke parandaluar zgjedhjet e reja në këtë rajon.

Tora fitoi me një rezultat tepër të ngushtë, pasi mori 66 vota, ndërsa 65 deputetë votuan kundër duke i dhënë fund pas 199 ditësh të sundimit të drejtpërdrejtë nga Madridi.

Votimi ishte bllokuar për gati pesë muaj, megjithatë mbetet e paqartë kur Spanja do të heqë sundimin e saj direkt mbi Kataloninë.

Nga ana tjetër kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy ka ofruar bisedime me kreun e ri të rajonit Katalanas Torra.

Duke ju drejtuar parlamentit të hënën, Torra tha se "Carles Puigdemont është presidenti ynë".

Ai tha se do të zbatonte mandatin nga referendumi i tetorit. Ai tha se qeveria e tij e re do të "ndërtonte një shtet të pavarur në formën e një republike".

Ndërsa udhëheqësi i Unionit Ines Arrimadas i partisë Ciudadanos kundër pavarësisë e quajti Torra një thjesht "kukull të Puigdemont".

Ai u propozua në këtë post nga ish-kreu i Katalonias, Carles Puigdemont.

Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont ditë më parë ka njoftuar nga Gjermania se heq dorë nga synimi i rizgjedhjes president i Katalonisë dhe përzgjodhi Quim Torra, si pasardhës i tij.

“Grupi ynë propozon deputetin katalanas, Quim Torra në drejtimin e presidencës së Katalonisë, një rajon i pasur në veri-lindje të Spanjës”, u shpreh Puigdemont.

Katalonia ka qenë pa qeverinë e vet për shtatë muaj, kështu që vendimi i së hënës përfaqëson fillimin e një kthimi në normalitet.

Megjithatë, me një lider të ashpër që kryesonte një koalicion separatist që synonte ndjekjen e qëllimeve të njëjta që provokoi krizën kushtetuese të Spanjës, pajtimi ndërmjet Madridit dhe Barcelonës, ose brenda asaj që tani është një shoqëri katalane e thellë e polarizuar, duket më e largët se kurrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy