Ndahet nga jeta presidenti i Vietnamit

Ndahet nga jeta presidenti i Vietnamit

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare presidenti i Vietnamit, Trần Đại Quang.

Sipas njoftimit zyrtar, Quang ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Hanoi.

Quang mori mandatin e presidentit në prill të 2016-s, duke u bërë një prej 3 zyrtarëve më të lartë shtetërorë në Vietnam, edhe pse detyra e kreut të shtetit është kryesisht ceremoniale.

Në daljet e fundit, Quang është shfaqur i zbehtë dhe i pafuqishëm.

Javën e kaluar, ai u shfaq në një gjendje të tillë gjatë takimit me homologun indonezian, Joko Widodo.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy