Kompania Pfizer po planifikon të katërfishojë çmimin e vaksinës së saj kundër Covid-19.
Pas skadimit të kontratës aktuale të blerjes të nënshkruar me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, vaksina do të shitet për rreth 110 euro për dozë. Lajmi është bërë i ditur nga Reuters.
Kompania parashikon që tregu i vaksinave kundër Covid do të jetë afërsisht i njëjtë me atë të vaksinës vjetore të gripit për të rriturit.
Kjo rritje pritej nga Wall Street, duke pasur parasysh kërkesën e ulët për vaksinat Covid, dhe ka të ngjarë që prodhuesit e vaksinave të rrisin çmimet për të përmbushur parashikimin e të ardhurave për vitin 2023.



