Zgjedhjet në SHBA/ Republikanët drejt kontrollit të Dhomës së Ulët, Senati mbetet pezull

Zgjedhjet në SHBA/ Republikanët drejt kontrollit të Dhomës së Ulët, Senati mbetet pezull

Disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit për zgjedhjet afatmesme, republikanët avancojnë ngadalë drejt marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa Senati qëndron në balancë, ende i varur nga sfidat ballë për ballë si ato në Pensilvani midis zëvendësguvernatorit John Fetterman dhe kirurgut Mehmet Oz dhe në Xhorxhia mes Rafael Warnock dhe ish-kampionit të futbollit, Herschel Walker.

Megjithatë, tani për tani, vala e kuqe te e cila i kishte shpresat Partia Republikane nuk është materializuar dhe demokratët duket se të paktën e kanë shmangur katastrofën.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara, republikanët kanë rrëmbyer gjashtë vende në Dhomën e Përfaqësuesve (vetëm 1 deputet), ndërsa në Dhomën e Sipërme është baraz (46 me 46, me 8 shtete ende për t'u shpallur fituesi).

Frikohet është se ndoshta do të duhen ditë për të patur rezultatet përfundimtare, ndërkohë që rreziku i kaosit të ri dhe çështjeve të reja gjyqësore si ato që kanë kërcënuar republikanët, mbetet eminent.

Dyshimet e para u ngritën nga Donald Trump pas një sërë problemesh teknike që ndodhën në dy shtete të varura, Arizona dhe Michigan. “A po ndodh e njëjta gjë që ndodhi në 2020 me mashtrimin zgjedhor?”, pyeti ai në Truth, duke drejtuar gishtin te mosfunksionimet në Detroit dhe në kontenë Maricopa (që përfshin Phoenix), ku u refuzua një apel i partisë së tij për të shtyrë mbylljen e qendrave të votimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy