Raportohen disa shpërthime të forta në Kiev, kryeqyteti vazhdon të jetë në shtetrrethim

Raportohen disa shpërthime të forta në Kiev, kryeqyteti vazhdon të jetë në shtetrrethim

Disa shpërthime të forta janë dëgjuar në Kiev disa minuta në parë, ndërsa kryeqyteti vazhdon të jetë në shtetrrethim.

Sipas raportimeve të mediave të huaja një nga shpërthimet ishte aq i fortë sa ndezi alarmet e makinave në qendër të qytetit.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko tha se mbrojtja ajrore ukrainase kishte shkatërruar një raketë ruse Tochka-U dhe se mbetjet e predhës kishin rënë në lumin Dniper.

Kievi është aktualisht nën një shtetrrethim i cili është shpallur nga kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko të hënën. Në një deklaratë Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë të hënën në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7:00 të mëngjesit të së mërkurës.

"Dyqanet, farmacitë, pompat e benzinës, institucionet nuk do të punojnë nesër. Prandaj, u kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi ose në strehimore. Vetëm ata me leje të veçanta do të mund të lëvizin nëpër qytet”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy