Pas letrës së PD për dy deputetët, Rama thërret Llallën në zyrë

Pas letrës së PD për dy deputetët, Rama thërret Llallën në zyrë

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka nisur sot një takim me Kryeministrin Edi Rama në kryeministri për ligjin e dekriminalizimit.

Mësohet se takimi me kryeprokurorin është thirrur nga kryeministri Rama.

Sakaq, burimet thanë se në qendër të bisedës do të jetë edhe letra e PD për dy deputetët ku i kërkonte Prokurorisë verifikim lidhur me pretendimet për të shkuarën e tyre kriminale në Itali.

Ndërkohë sipas njoftimit për mediat thuhet se, “Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me kërkesë të kreut të Qeverisë”.

Në fokus të takimit, thuhet në njoftim, ishte “diskutimi mbi kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, lidhur me verifikimin e thelluar në kuadër të ligjit të njohur si “Për Dekriminalizimin”, për deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi”.

“Llalla vuri në dijeni Kryeministrin se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar ndaj deputetit Aqif Rakipi disa muaj më parë. Procedura e verifikimit për këtë subjekt është ende në zhvillim, pasi Sektori i Posaçëm për “Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme është ende në pritje të përgjigjeve nga ana e disa prej autoriteteve të huaja, të cilave u është kërkuar informacion.

Në takim, Llalla shprehu garancitë e plota se Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit “Për Dekriminalizimin”, ku veçoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si institucioni që kryen përpunimin paraprak të personave të zgjedhur në pushtetin qendror dhe lokal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy