
Dëmet e mëdha nga reshjet e shiut në zonën e Shkodrës, kanë shkaktuar më së shumti probleme të përmbytjeve në njësinë Administrative Bërdicë.
Administratori i kësaj njësie, Aleksandër Pashuku, në një komunikim me “MCN live”, thotë se dëmi u shkaktua për faktin se banorët fillimisht nuk ishin të njoftuar për shkarkimet e ujërave që vinin nga hidrocentrali i Vaut të Dejes.
Banorët nuk kanë qenë të lajmëruar për sasinë e reshjeve që ka shkarkuar hidrocentrali i Vau i Dejës, dhe i ka gjetur të papërgatitur, në një situatë e cila perceptoj, sepse sasia dhe volumi i ujit, nuk u dha aksesin që të zhvendosen pajisjet e shtëpive në ambientet tjera të shtëpisë.
Ne kemi pasur një sipërfaqe bujqësore tokë rreth 600 hektar tokë të përmbytur, rreth 150 familje kanë qenë të rrethuar me ujë.
Janë evakuuar 15 familje të rrezikuara, një pjesë pranë konvikteve, dhe të tjerët pranë të afërmve të tyre.
Këtu janë aktualisht 40 banesa që kanë pasur prezencë ujë në banesat e tyre gjatë vërshimeve, dhe ato janë një pjesë janë rikthyer për të pastruar ambientet dhe sistemuar.
Pashuku, vlerëson se harku i Bërdicës, gjithmonë ka probleme të tilla në çdo përkeqësim të motit.
Ai numëron shkaqet që çojnë në këtë agravim të situatës.
Harku i Bërdicës, është pika ku rritet niveli i Drinit, këtu fillon shkarkimi dhe sa herë shkarkohet portat e hidrocentralit të Godecit, këtu edhe fillon përmbytja e zonës së nënShkodrës.
Te kjo përmbytje ka ndikuar edhe rruga e re e Velipojës e cila është rritur kuota e rrugës dhe nuk ka lejuar uji të largohet me shpejtësi, në krahasim me përmbytjet e tjera.



