
Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen për shpërndarje kokaine në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut.
Klodian Stafa, 35 vjeç, dhe Bashkim Ndreu, 33 vjeç, janë arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bear’, pikërisht në momentin që do të bënin një shkëmbim kokaine në zonën e Zogut të Zi.
Në momentin e arrestimit, atyre iu sekuestruan 301 gr kokainë, 5 celularë, 90 mijë lekë dhe 100 euro.
I arrestuari Bashkim Ndreu posedonte edhe një portofol si të policisë, duke u prezantuar si punonjës policie me qëllim që të shmangte kontrollet policore. Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.



