“Oriku” shqiptar shpëton nga vdekja 53 emigrantë sirianë, 18 prej tyre fëmijë (FOTO)

“Oriku” shqiptar shpëton nga vdekja 53 emigrantë sirianë, 18 prej tyre fëmijë (FOTO)

Ekuipazhi i anijes shqiptare Oriku ka shpëtuar nga vdekja një gomone me emigrantë sirianë, ku në bord ndodheshin 18 fëmijë, 12 gra dhe 23 burra.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka shkruar në rrjetin social se pak orë më parë, ekuipazhi i “Orikut” ka mundur të shpëtojë nga deti Egje 53 emigrantë sirianë.

Sipas Ministres kjo ngjarje i bën krenarë atë dhe Forcat e Armatosura shqiptre, pasi në një vit e gjysëm, janë shpëtuar plot 600 emigrantë.

STATUSI:

Sepse Forcat e Armatosura janë më të mirat! Ekuipazhi i anijes “Oriku", pjesë e Forcës Detare, me mision në detin Egje gjatë patrullimi, pak orë më parë i ka shpëtuar jetën 53 emigrantëve nga Siria. 18 fëmijë, 12 gra dhe 23 burra janë tani shëndoshë e mirë falë kontributit të djemve dhe vajzave tona në Egje. Në 18 muajt e përfaqësimit të Shqipërisë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar ka shpëtuar 600 emigrantë. Kemi të gjitha arsyet për tu ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë! Kam kënaqësinë të ndaj me ju këto foto nga operacioni i shpëtimit sot dhe të ekuipazhit ditën e nisjes për në mision!

 

Kujtojmë se dy vitet e fundit qindra emigrantë sirianë kanë humbur jetën në ujërat e detit Egje, në përpjekje për t’u larguar nga lufta në tokën e tyre e cila tashmë ka mëse 5 vite që ka konsumuar Sirinë dhe të gjithë rajonin.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy