
Shqipëria është një partner i rëndësishëm për Italinë në Ballkan. Bashkëpunimi shumëplanësh duhet të intensifikohet më tej dhe për këtë Italia është e gatshme. Në vizitën e tij në Tiranë, presidenti italian e vuri theksin te lidhjet e hershme mes dy vendeve, të cilat mbeten baza e bashkëpunimit mes tyre.
Mes dy vendeve tona ka miqësi dhe sintoni. Një miqësi historike që ushqehet me një dialog bilateral intensiv, me shumë iniciativa të përbashkëta. Një dialog që konfirmohet në deklaratën e përbashkët të partneritetit strategjik. Lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë është rritur nga komunitetet e shqiptarëve të Itali dhe italianëve që jetojnë në Shqipëri. Një lidhje që është bërë më e fortë nga fakti se të dy vendet janë pjesë e Aleancës Atlantike. Dhe shpresojmë që shpejt të jemi bashkë edhe në BE. E pritëm me kënaqësi hapjen e negociatave për Shqipërinë më 19 korrik. Prandaj i shpreh Shqipërisë urimet në emër të Italisë. BE, me pak vonesë, më në fund vlerësoi përpjekjet dhe premtimet që iu bënë popullit shqiptar. Vende si Italia e kanë mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë. Shohim me besim hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në këtë drejtim.
Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjik të rëndësishëm, ka shumë kompani italiane që operojnë në Shqipëri. Sektorët më modernë kërkojnë bashkëpunim dhe sipërmarrësit tanë janë gati të bashkëpunojnë sipas pikave që do paraqesë qeveria shqiptare. Përsa i përket Italisë, Shqipëria është një partner i rëndësishëm në Ballkan. I kemi të gjitha kushtet për të rritur bashkëpunimin dhe investimet italiane në Shqipëri.
Mattarella u ndal në mënyrë të veçantë në lidhjet mes dy popujve përgjatë historisë.
Ndërveprimi kulturor ka rëndësi të veçantë në marrëdhënien tonë. Shkëmbimet mes kulturave dhe qytetërimeve kanë qenë konstante përgjatë shekujve. Kësaj i ka shërbyer komuniteti arbëresh në Itali, që ka ditur të ruajë trashëgiminë kulturore të atdheut.
Italia ka kënaqësinë të bashkëpunojnë sa u takon siteve të mbrojtura nga UNESCO në Shqipëri. Shohim me interes të veçantë misionet në Butrint, Berat dhe Gjirokastër.
Presidenti italian theksoi se vendi i Shqipërisë është në BE dhe Italia do ta mbështesë rrugëtimin e saj deri në fund.
Dua të përgëzoj Shqipërinë për zgjedhjen në Këshillin e Sigurimit në OKB, por për mënyrën si po e luan këtë rol, me prestigj, në mënyrë efikase.
Vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian! Europa nuk është e plotë nëse nuk integron Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një rol kyç në këtë proces integrimi. Shqipëria ka rëndësi kyçe në rajon. I thashë presidentit Begaj që Italia do të përkrahë gjithmonë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së.
Matarella u ndal edhe te lufta në Ukrainë dhe sfidën që ajo paraqet për Europën.
Lufta në Ukrainë ka pasur pasojat ekonomike veçanërisht të rënda për të gjithë Evropën. Në nivelin e energjisë është veçanërisht serioze, kërkon një rishikim kolektiv dhe për këtë arsye të rëndësishme BE-ja ka vendosur të reduktojë varësinë nga energjia. Kjo luftë në kontinentin evropian është një nga sfidat. Kjo luftë fatkeqe e vë gjithashtu në rrezik luftën kundër ndryshimit të klimës, e gjitha kërkon një angazhim të madh kolektiv.



