Duket se pas ndarjes nga bashkëshorti Tuba Buyukustun ka nisur një romancë të re.
Dhe në një kohë kur duket se gjithçka është mbajtur sekret, një incident zbuloi gjithçka.
Sipas mediave turke, Tuba Buyukustun është fotografuar me Umut Evirgen, një biznesmen i njohur për të cilin janë përhapur edhe thashethemet se po jeton një histori dashurie.
Dhe sapo vuri vuri re që korrespodenti i Hürriyet po fotografonte çiftin, bodyguard-i i tij është afruar për ta ndaluar.
Kujtojmë se Tuba i ka dhënë fund martesës me Onur Saylak, më 6 qershor, por me gjithë spekulimet për një lidhje të re, ajo nuk ka pranuar të flasë.



