Rekord vetëvrasjesh në SHBA, shifra më e lartë në histori

Rekord vetëvrasjesh në SHBA, shifra më e lartë në histori

Të rinjtë amerikanë po vdesin me ritme të papara në 15 vjet, ndërsa sëmundjet mendore dhe vetëvrasjet vazhdojnë të rriten dhe arritën një nivel të paprecedentë vitin e kaluar. Rreth 49 500 njerëz u vetëvranë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2022, numri më i lartë i regjistruar, sipas të dhënave të reja të publikuara nga administrata amerikane. Agjencia amerikane për parandalimin e sëmundjeve, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nuk e ka llogaritur ende shkallën e vetëvrasjeve, por thotë që vetëvrasjet janë më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara se në çdo kohë që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore.

Ekspertët drejtojnë gishtin drejt dy shkaqeve të qarta dhe të identifikueshme, të cilat shfaqen në çdo studim: pamjaftueshmëria e aksesit tek psikologët dhe psikiatrët dhe aksesi i lehtë te pistoletat dhe armët e gjahut. Më të prekurit janë fëmijët dhe adoleshentët, vdekshmëria e të cilëve është rritur me 10.7%. Në këtë grup të popullsisë, drogat, gjithnjë e më vdekjeprurëse, kanë kontribuar edhe në përkeqësimin e një krize të shkaktuar nga pandemia.

Sipas një studimi të Qendrës për Shoqërinë dhe Shëndetin në Universitetin e Commonëealth të Virxhinias, shkalla e vdekjes është 75 nga 100 000 të rinj në vit. Studiuesit theksojnë faktin se zotërimi i armëve është rritur gjatë pandemisë dhe se dhuna e profilit të lartë policor ka reduktuar besimin te organet e zbatimit të ligjit, duke bërë që shumë të rinj të armatosen në mënyrë që të jenë në gjendje të mbrohen ose të marrin drejtësi. Midis tyre, ka një bum të vërtetë në armët-fantazmë, armë të ndërtuara me pjesë të blera në internet ose të bëra me printera 3-D.

Situata është serioze dhe dhjetëra grupe prindërish dhe shoqata të pavarura i kanë kërkuar prej muajsh Kongresit dhe qeverisë të ndërhyjnë. Një propozim që po merr peshë është që të gjithë amerikanët e moshës 18 vjeç e lart t'i nënshtrohen një testi për depresion dhe një për ankth, edhe nëse nuk kanë kushte të dukshme rreziku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy