Ambasadorët e vendeve të Kuintit në Kosovë i kanë dhënë mbështetje qëndrimit të koalicionit qeveritar për vazhdimin e punës së Kuvendit. Në takimin me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, ambasadoret i kanë kërkuar lidereve institucionalë kosovarë që të vënë para drejtësisë të gjithë ata që po kryejnë vepra penale kundër institucioneve dhe pronave publike e private.



