Clint Eastwood ndodhet në Venecia, ku po xhiron filmin e tij më të fundit.
“Treni i orës 15:17 për në Paris: Historia e një terroristi, një treni dhe tre heronj amerikanë” është filmi që tregon historinë e atentatit të shmangur të vitit 2015 në trenin e drejtuar për në Paris nga tre “heronj të rastësishëm”, dy ushtarë amerikanë dhe miku i tyre, përkatësisht Anthony Sadler, Spencer Stone e Alek Skarlatos, që interpretojnë vetë në film.
Tre miqtë arritën të neutralizojnë një ekstremist maroken të armatosur me kallashnikov. Skenari është nxjerrë nga libri i tre protagonistëve, shkruar nga Dorothy Blyskal pas kësaj përvoje.



