Dinari/ BE: Kosova dhe Serbia të gjejnë sa më shpejt zgjidhje

Dinari/ BE: Kosova dhe Serbia të gjejnë sa më shpejt zgjidhje

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejt për çështjen e dinarit, me qëllim për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve. Takimi i radhës në Bruksel midis kryenegociatorëve planifikohet të mbahet brenda 10 ditësh.

Më 4 prill, emisari i BE-së Mirosllav Lajçak priti në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër diskutimesh mbi një zgjidhje të përkohshme për të adresuar implikimet e Rregullores së fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme për komunitetin serb të Kosovës. Ky ishte tashmë takimi i katërt për këtë temë në pesë javët e fundit. Meqenëse, palët nuk mund të kapërcenin dallimet e tyre në propozimet e tyre origjinale, Lehtësuesi i BE-së paraqiti ide mbi të cilat mund të bazohej një zgjidhje e përkohshme. U ra dakord me palët që diskutimet e mëtejshme do të bazohen në idetë e paraqitura nga BE-ja. Emisari i BE-së planifikon të ftojë Palët sërish në javët e ardhshme. Le të kujtojmë se një zgjidhje e përkohshme duhet të arrihet pa vonesa të mëtejshme dhe duhet të negociohet një zgjidhje e përhershme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit”, tha Stano për Rtv21.

Kujtojmë që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pranuar të gjendet zgjidhja mbi bazën e një propozimi i emisarit Lajçak, ndërsa kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, akuzoi palën kosovare se nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për një marrëveshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy