
Përkitazi me faktin se si po vazhdohet sot ecuria e procesit të votimit për zgjedhjen e gjashtë bashkiakëve në vend, juristi Redon Meksi, i ftuar në “MCN live”, tha se kjo po përcillet me disa denoncime të partive politike, përkatësisht nga ana e opozitës lidhur me ngecje dhe pengesa në disa qendra votimi.
Nëse do të kishim një shitblerje të votës, apo denoncime të tjera ti çojnë në prokurori, pra mos të flasin në ajër që ka shkelje, por të paktën të bëhet denoncimi me fakte e figurë. Unë them se lufta për mua është në mes të PD dhe PD.
Sipas Meksit, këto zgjedhje kanë rëndësi edhe për faktin se sa ka vlerë fjala e ambasadores amerikane Yuri Kim përballë kandidatëve non-grata në disa bashki.
Këto zgjedhje kanë rëndësi se sa vlerë ka fjala e ambasadores Kim, përballë kandidatëve non-grata. D.m.th., ambasadorja në këto çaste ka nisur një betejë që po fituan ata, do ta humbas, pra një betejë mes Kim dhe kandidatëve non-grata.



