Turqit që duan të identifikohen me Batmanin/ Provinca kërkon ndryshimin e kufijve për t’iu përshtatur emrit

Turqit që duan të identifikohen me Batmanin/ Provinca kërkon ndryshimin e kufijve për t’iu përshtatur emrit

Një provincë në Turqi kërkon që përveç emrit, t’i jepet mundësia të ketë në hartë edhe formën e logos së Batmanit. Javën e kaluar, provinca juglindore e Turqisë, Batman, nisi një peticion në faqen change.org, nëpërmjet të cilit kërkon që t’i ndryshohen kufijtë, në mënyrë që në hartë të ngjajë njësoj si logoja e superheroit.

Më shumë se 10 mijë njerëz e kanë firmosur peticionin në 5 ditë. Në provincën Batman, që në turqisht shqiptohet Baht-mahn (në gjuhën vendase një masë e vjetër për matjen e peshës), jetojnë 500 mijë banorë.

Provinca e ka marrë këtë emër në vitin 1950. Në vitin 2008, kryebashkiaku Husein Kalkan njoftoi se do të hidhte në gjyq shtëpinë e produksionin “Warner Bros” për përdorimin pa kërkuar leje të emrit të qytetit në filmat “Batman Begins” dhe “The Dark Knight”.   

Kalkan nuk mori parasysh faktin se personazhi i njohur i filmave fantastikë u krijua nga Bob Kane dhe Bill Finger në vitet ’30, plot dy dekada para se provincës turke t’i vihej i njëjti emër. Megjithatë, akuza nuk u materializua kurrë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy