Korançe: Tirana është kaos me furnizimin me ujë, nga 64 analiza për sigurinë bëhen vetëm 10

Korançe: Tirana është kaos me furnizimin me ujë, nga 64 analiza për sigurinë bëhen vetëm 10

Ekspertja e mjedisit Françeska Korançe në studion e ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me furnizimin e qytetarëve me uji të pijshëm ku u shpreh se te kesh pasuri ujore nuk do të thotë të kesh patjetër ujë të pijshëm sepse varet nga infrastruktura dhe menaxhimi.

Ajo tha se në zona të caktuara ka mungesë të furnizimit me uji të pijshëm, ku veçoi Tiranën si një kaos sa i përket këtij fenomeni.

Ndërsa lidhur me sigurinë e ujit, Korançe shtoi se aktualisht ne bëjmë vetëm 10 analiza kur në fakt duhen gjithsej 64 të tilla.

Të kesh pasuri ujore s’do të thotë të kesh patjetër ujë sepse varet nga infrastruktura dhe menaxhimi. Tirana ka arritur njëlloj rritje ekspotenciale dhe para shumë vitesh është ngritur një rrjet për një kapacitet të caktuar qytetarësh tashmë me kalimin e viteve është amortizuar sepse në zona të caktuara ujë ecën normalisht ndërsa në të tjera jo. Pra amortizimi i rrjetit jo vetëm ka probleme me furnizimin, por dhe me cilësinë e ujit, ku në zona të caktuara ka mungesë të furnizimit të ujit. Nga 64 analiza uji që duhet të bëjmë për cilësinë e ujit ne bëjmë vetëm 10 prej tyre, pra kemi një seri problemesh që mbivendosen dhe bëjnë që Tirana të jetë një kaos sa i përket furnizimit me ujin sepse sistemi ka nevojë për mirëmbajtje.

E pyetur pse ndryshon kaq shpejt strategjia e menaxhimit, Korançe tha se kjo është administrative.

Jo të gjithë punonjësit janë me njohuritë e duhura të bëjnë një menaxhim apo strategji të mirë se si do të jetë sistemi pas 10-20 vitesh. Është bërë një analizë e të gjitha problematikave dhe deri tani asgjë s’ka ndryshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy