OBSH: Mbi 1 milion të vdekur nga bojërat me përmbajtje plumbi në vitin 2017

OBSH: Mbi 1 milion të vdekur nga bojërat me përmbajtje plumbi në vitin 2017

Ekspozimi ndaj plumbit që gjendet kryesisht në bojëra ka shkaktuar rreth 1,06 milionë vdekje në vitin 2017. 24.4 milionë përllogaritet të jenë vitet e humbura për shkak të aftësisë së kufizuar dhe vdekjes të shkaktuar nga efektet shëndetësore afatgjata, veçanërisht në vendet në zhvillim. Shifrat vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) me rastin e javës ndërkombëtare të parandalimit kundër helmimit nga plumbi, e cila përkujtohet përmes eventeve ndëgjegjësuese nga 20 deri në 26 tetor.

Fokusi i fushatës këtë vit do të jetë eliminimi i bojërave me përmbajtje plumbi, ende i përhapur dhe ende i përdorur në shumë rajone për qëllime dekorative, megjithëse alternativa jo të rrezikshme janë në dispozicion. Edhe pse është një problem i njohur dhe shumë vende kanë ndërmarrë veprime, ekspozimi ndaj plumbit, veçanërisht në fëmijëri, mbetet një shqetësim kryesor për autoritetet shëndetësore. Në vitin 2011, Aleanca Globale për Eliminimin e Plumbit u formua për të promovuar eliminimin e bojërave me këtë element. Një objektiv për t’u arritur me ligje specifike kombëtare për të bllokuar prodhimin, importin, eksportin, shpërndarjen, shitjen dhe përdorimin jo vetëm të bojërave, por edhe të produkteve të mbuluara me këto substanca.

Afati është deri në vitin 2020 dhe të gjitha vendet kanë filluar hapat e parë në këtë rrugë në nivelin rregullator. Megjithatë, sipas një studimi të OBSH-së të bërë korrikun e kaluar, vetëm 72 qeveri (nga 194 vendet anëtare) kanë ndërmarrë masa të rrepta kontrolli kundër bojërave me përmbajtje plumbi. Prandaj ka ende shumë për të bërë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy