Rikthehen eshtrat e Shën Joan Vladimirit në Elbasan

Rikthehen eshtrat e Shën Joan Vladimirit në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni e cila është mbajtur për dorëzimin e lipsaneve të Shën Joan Vladimirit. I pranishëm në Elbasan, Rama së bashku me ministren e kulturës Elva Margariti dorëzuan eshtrat e Shën Joan Vladimirit që ndodheshin në fondin e Muzeut Kombëtar.

Dorëzimi i eshtrave të Shën Joan Vladimirit të cilat zbuluam se ndodheshin në fondin tonë muzeor të Muzeut Kombëtar. Është një gjest simbolik në fakt,”– tha ndër të tjera ministrja Margariti.

“Dorëzimi i lipsaneve të Shën Joan Vladimirit, një çast emocionues në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë, falë nxitjes këmbëngulëse të Evisit e Taulantit, në mbështetje të komunitetit e të autoriteteve të Kishës Autoqefale Shqiptare”- shkruan Rama krah pamjeve të publikuara nga vetë ai në profil në Facebook.

Të pranishmit nga autoritetet e Kishës Autoqefale Shqiptare e falenderuan kryeministrin për këtë gjë dhe më pas nisi ceremonia.

Ku do t’i vendosni,”– pyeti Rama. “Brenda në kishë, kemi një vend që ka qenë varri i tij,”- tha njëri prej anëtarëve të Kishës Autoqefale Shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy