Athina hap në maj xhaminë e parë

Athina hap në maj xhaminë e parë

Pas vitesh vonesa, xhamia e parë në Athinë do të hapet në fillim të verës.

Gazeta “Kathimerini” në versionin e saj anglisht shkruan sot se komiteti drejtues i xhamisë do të takohet javën e ardhshme me qëllim hapjen e tenderave për sigurinë, shërbimet e pastrimit dhe furnizimet.

Në të njëjtën kohë, hapësira për zyra për punonjësit dhe komitetin po kërkohet me qira.

Duke pasur parasysh që ofertat do të kërkojnë të paktën tre muaj për të përfunduar, besohet se xhamia mund të fillojë punën deri në fund të majit.

Tashmë, komiteti drejtues i xhamisë ka vendosur të punësojë tre nëpunës civilë që do të përdoren për çështje të kontabilitetit, sekretarisë dhe teknikës.

Xhamia e Athinës është e vendosur në 144 Iera Odos në rrethin Votanikos dhe ka një kapacitet prej 300 besimtarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy