
Nëse lajmi është i vërtetë, Kina do ta kundërshtojë me forcë.
Në këtë formë zëdhënësja e Ministrisë Kineze të Tregtisë shpreh kundërshtimin e Pekinit ndaj kërkesave që vijnë nga administrata e Joe Biden për shitjen e TikTok për të parandaluar që aplikacioni në pronësi të një kompanie kineze të përballet me ndalim.
Sipas zëdhënëses Shu Jueting, diçka e tillë do të dëmtonte rëndë besimin e investitorëve globalë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo theksoi gjithashtu se çdo marrëveshje duhet të ketë miratimin e qeverisë kineze.
Shitja e TikTok përfshin një eksport të teknologjisë dhe procedurat duhet të kryhen në përputhje me ligjet dhe rregulloret kineze.
Qeveria kineze do të marrë një vendim në përputhje me ligjin.
Mediat raportojnë se qeveria kineze, do të preferonte ta shihte TikTok të ndaluar, në vend që të dorëzonte algoritmin.



