Kushtetuesja frenon SPAK-un/ Gërdupi: Personat që u sekuestrohet telefoni do të kenë mbrojtje procedurale të shtuar

Kushtetuesja frenon SPAK-un/ Gërdupi: Personat që u sekuestrohet telefoni do të kenë mbrojtje procedurale të shtuar

Gjykata Kushtetuese ka vendosur kufij të qartë për SPAK-un, duke ndaluar përdorimin pa kriter të të dhënave personale të nxjerra nga celularët e sekuestruar.

Avokati Ilir Gerdupi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, personat të cilëve u sekuestrohet telefoni do të përfitojnë një mbrojtje procedurale të shtuar.

 Sipas tij, çdo ndërhyrje në të dhënat e një telefoni inteligjent duhet të përcaktohet paraprakisht me vendim gjykate, duke vendosur kështu një “vijë të kuqe” kufizuese për SPAK-un dhe GJKKO-në.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që është marrë në korrik 2025, është shpallur mjaft vonë, gjashtë muaj pasi është marrë, në tejkalim të afateve, bën një diferencim të ndjeshëm, për sekuestrimin e telefonit dhe sekuestrimin e të dhënave që përmban.

Telefonat e sotme, shërbejnë për sms, emaile, mesazhe në platforma të ndryshme, këto marrin të njëjtën mbrojtje që ka mbrojtja e korrespodencës. Sekuestrimi nuk bëhet me vendim të prokurorit, por me vendim gjykate Të gjithë personat që u sekuestrohet telefoni kanë mbrojtje të shtuar. 

Megjithëse nuk pengohet marrja e telefonit si send, ne kemi tashmë një hap të shtuar, në të cilin, jo vetëm duhet verifikim i gjykatës nëse kopjimi i materialeve është i ligjshme, por materialet duhet të jenë të lidhura me veprën penale dhe janë të domosdoshme për fazën hetimore.

Marrim një shembull, thirreni në SPAK, nuk jeni person në hetim, por vetëm në dijeni. Ju thonë do të lini telefonin, keni të drejtë ta kundërshtoni. Mund të marrin telefonin, por nuk kanë të drejtë të bëjnë marrjen e korrespodencës, pa patur një vendim të gjykatës. 

Nuk mund të çohet telefoni tek eksperti pa vendim gjykate. Duhet të kërkojnë në gjykatë çfarë bisede do të marrin, konkretisht. Më pas telefoni mund të ruhet si send, por nuk mund të vijojë të përdoret. 

Kur hapet telefoni, nuk mund të lexojnë çdo gjë që keni në telefon.

GJK nuk shprehet në lidhje me vlefshmërinë ose jo, por me procedurën dhe ndikimin e procedurave. Në të ardhmen, askush nuk do të japë telefonin në mënyrë vullnetare, por edhe kur merret telefoni duhet të kalojë procedurë rigoroze se çfarë mund të këqyret kur hapet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy