Presidentin Trump nuk e mbajnë nervat, nxjerr nga Zyra Ovale gazetarin e CNN: Jashtë (VIDEO+FOTO)

Presidentin Trump nuk e mbajnë nervat, nxjerr nga Zyra Ovale gazetarin e CNN: Jashtë (VIDEO+FOTO)

Presidenti amerikan Donald Trump nuk njeh limite me sjelljen e tij dhe bëhet serish lajm në mediat e huaja. Këtë herë shefi i Shtëpisë së Bardhë ka nxjerre jashte nga Zyra Ovale reporterin e CNN, Jim Acosta.

Donald Trump ndodhej në një konferencë për mediat pas takimit me presidentin Nursultan Nazarbajev të Kazakistanit, kur u përplas me gazetarin.

Korenspondenti i CNN Acosta këmbëngulte në pyetjet e tij që kishin të bënin me deklaratat raciste të Trump ndaj shteteve të varfra.

“A keni thënë që doni që në Amerikë të vijnë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë?”, pyeste Acosta me këmbëngulje.

Trump reagoi me pergjigje te prere: ‘dua që njerëzit të vijnë në Amerikë nga çdo shtet’.

Megjithatë, gazetari i CNN nuk u ndal dhe e pyeti sërish nëse ai ka dëshirë që në Amerikë të vijnë njerëz me ngjyrë nga vende të ndryshme.

“Vetëm Kaukazian ose të bardhë zotëri? Ose ju dëshironi që njerëzit të vijnë edhe nga pjesë të tjera të botës, njerëzit me ngjyrë “, thotë gazetari CNN.

Këtu Trump shpërtheu dhe e urdhëroi gazetarin të dilte jashtë. I drejtoi gishtin dhe i tha: Jashte…

Por nderhyri stafi i tij që dëgjohet zëri i një ndihmëse femër kur thotë, ‘Faleminderit, Jim. Është koha për të dalë.

Gazetari nuk e ka lene me kaq, por ka komentuar ne “Twitter” gjithe sa ndodhi.

“Unë u përpoqa për të bërë pyetje Trump në dhomën Roosevelt, por ndihmësi i WH bërtiti në fytyrë që të mbyllen pyetjet e mia. Unë kurrë nuk e kam hasur më parë, “shkruante Acosta.

“Ajo që ka ndodhur më kujton diçka që unë e shikoj në një vend tjetër. Sigurisht jo në WH. Sigurisht jo në SHBA’, vazhdon Acosta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy