Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur qytetin e Kukësit, Hasin dhe Tropojën. Ndryshimi i temperaturave në vendin tonë ka bërë që zonat malore të mbulohen nga bora.
Lartësia e borës është 1-4 cm. Si rrjedhojë mali i Gjalicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora. , ndërsa reshjet kanë zbardhur edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit.
Reshje bore ka edhe në shpatet malore të segmentit Fushë-Dugagjin të Rrugës së Kombit, e cila nuk paraqet probleme në lëvizjen e automjeteve. Po kështu është zbardhur dhe mali i Hasit e rrugët nacionale ku lëvizja në këto akse dhe ato bashkiake deri në këto momente, nuk paraqet probleme.
Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës. Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.



