Një 74-vjeçar nga Kosova është mbytur këtë pasdite në plazhin e Velipojës. Pushuesi ishte futur për t’u larë, por disa persona e pikasën që ai po mbytej dhe e nxorrën të gjalë.
Fatkeqësisht kjo nuk mjaftoi dhe sipas raportimeve ai ka ndërruar jetë teksa ishte në breg në pritje të ambulancës. 74-vjeçari me origjinë ishte nga qyteti i Ferizajt, ndërsa kishte punuar si infermier.
Këtë sezon veror të shumtë kanë qenë pushuesit të cilët janë mbytur nga plazhet e vendit tonë. Qoftë pushues vendas, por edhe shqiptarë të Kosovës.



