Medalje marinarit ukrainas, thirrjes së rusëve për dorëzim i’u përgjigj: Vafshi në djall

Medalje marinarit ukrainas, thirrjes së rusëve për dorëzim i’u përgjigj: Vafshi në djall

Është kthyer në hero në Ukrainë, Roman Hrybov, autori i sharjes “vafshi në djall”, ndaj anijes ruse, e cila në 24 shkurt, bëri thirrje për dorëzim.

Gjithçka teksa anija ruse iu afrua Ishullit të Gjarprit, ku i’u bëri thirrje marinarëve rusë që ishin në shërbim, që të dorëzohen.

Marinari është kthyer në shtëpi, në vendin e lindjes në Cherkasy, pasi u lirua si pasojë e shkëmbimit të të burgosurve mes palës ruse dhe ukrainase.

Pikërisht në atdhe atij iu dha një medalje ari nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

13 marinarët e Ishullit të Gjarprit, u morën peng nga rusët dhe pas disa javësh u liruan gjatë shkëmbimit të pengjeve.

Menjëherë pas lirimit, Presidenti ukrainas Vlodomyr Zelensky, deklaroi se këta ushtarë do të dekorohen me urdhrin “Heroi i Ukrainës”, për shërbimet e dhëna ndaj kombit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy