
Analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live ka komentuar përfshirjen e Ramës në skandalin McGonigal për të cilin u shpreh se pozicioni i kryeministrit në këtë rast është disi i vështirë.
Duke u ndalur tek situatat e regjistruara së fundmi në parlament ai tha se aty ngjarjet marrin flakë më shumë se sa duhet, ndërsa shtoi se të gjithë këtë histori Berisha po mundohet ta shfrytëzojë për ‘non gratën’ e tij.
Besoj se në pikëpamje të përgjithshme pozicioni i kryeministrit në këtë rast është disi i vështirë kjo në shkak të pozicionit të amerikanit që ka përfaqësuar një nga organet më të larta të shtetit amerikan dhe përfytyro sikur Rama të dal dhe në shtypin botëror dalin këto historira që në parlamentin tonë marrin flakë më shumë se sa duhet. Problemi është se Berisha duke qenë vetë i përfshirë kërkon të shfajësohet në opinion publik dhe atij ndërkombëtar për të treguar që shiko se çfarë më kanë bërë Amerika me njerëz të tillë bashkë me kryeministrin e vendit tim. Mendoj se taktika e ndjekur prej tij është një mbytje siciliane dhe është një strategji e gabuar. Pra këto marrëdhënie në traditën e vendit tonë s’kanë ndonjë gjë, dramaciteti që vjen pas ngjarjes pastaj, sjellja e Ramës është një sjellje etike që e imponon kryeministrin për shkak të marrëdhënieve me SHBA.
Ndërsa duke u ndalur te data 3 mars dhe vula, Nazarko bëri me dije se beson se ajo do ti kalojë Partisë Demokratike zyrtare.
Nuk besoj se shkon gjëkundi historia e Berishës, por mënyra se si po rrokullisen ngjarjet shumë shpejt, PD pavarësisht se nuk është historia e vulës do të shkojë në PD zyrtare. Aktualisht jemi në një parlament që nuk mban erë të mirë, por data 3 është një ditë e vështirë për shkak të rrëmujës që mund të krijohet për shkak të vulës, por historia ecën përpara. Ajo që mund të them është se Berisha ka taktikë, por nuk kupton strategjinë.
I pyetur se në çfarë kushtet jemi me inceneratorët, çështja McGinigal dhe nëse rëndojnë këto mbi Partinë Socialiste, Nazarko tha se në skandale të tilla faji i mbetet partisë në pushtet. Ai theksoi se PS po ndjek të njëjtën skemë qeverisje si PD, por beson se pavarësisht gjithckaje po kjo parti i fiton gjehdjet lokale.
Padiskutim se duke qenë partia udhëheqëse skandalet e mëdha por dhe ato të vogla që pasqyrohen nga drejtësia me apo pa dënim, faji kryesor i ngelet partisë që udhëheq vendin dhe peshën kryesore e mban qeveria. E dyta që e dëmton është se ka gjetur një rrugë të udhëheqjes së vendit që ndryshe nga PD që e mbushi me piramida kjo është një hap përpara por në këto 10 vite në qeverisje jemi duke parë të njëjtën skemë si të PD. Kjo vjen dhe për një histori që për shkak të traditës kush hipën në pushtet mendon se do qëndrojë aty. Çdo vend kalben nga jetëgjatësia e pushtetit. Për mua kjo është historia e një vendi që do vazhdojë të vuajë dhe pse e kam të qartë se PS do i fitojë dhe këto zgjedhje lokale ndoshta dhe të përgjithshme, por kjo nuk më gëzon sepse vazhdoj të mendoj se përveç korrupsionit të madh që po shtohet, mendoj se kjo burimi i të gjithë të këqijave të Shqipërisë është se ka shkatërruar pronën dhe nuk ka shkolla profesionale.



