Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë në Gjirokastër/ Qirko: Fillimisht pati përpjekje për ta mbajtur të fshehtë ngjarjen (VIDEO)

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë në Gjirokastër/ Qirko: Fillimisht pati përpjekje për ta mbajtur të fshehtë ngjarjen (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur Gjirokastrën të mërkurën, ku një 15-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në pishinën private “Glow”.

 

Sipas korrespodentes së 'MCN Live', Jonida Qirko, fillimisht ka pasur përpjekje për të minimizuar ose fshehur informacionin rreth ngjarjes, ndërsa detajet dolën në dritë vetëm pas interesimit të mediave.

 

Pas ngjarjes, Policia arrestoi pronarin e kompleksit, Ermal Koko, i cili është edhe bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko. Ai u arrestua në flagrancë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Veprimet procedurale janë kryer në praninë e prokurores së gatshme, Blerina Musabelli.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në polici janë shoqëruar edhe shtatë persona të tjerë për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri kishte shkuar në pishinë së bashku me dy shokët e tij. Në një moment ai ka hasur vështirësi në ujë dhe ka kërkuar ndihmë me gjeste, por nuk ka marrë asistencën e nevojshme në kohë.

Dy shokët e tij, gjithashtu të mitur, nuk kanë mundur ta ndihmojnë dhe kanë kërkuar ndihmë nga personat e pranishëm. Sipas dëshmive paraprake, askush nuk ka hyrë menjëherë në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa alarmi është ngritur vetëm pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Hetimet po përqendrohen edhe te kushtet e sigurisë në kompleksin me pishina. 

Dyshohet se subjekti nuk kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së frekuentuesve, përfshirë praninë e personelit të trajnuar për ndërhyrje emergjente.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë që ka tronditur opinionin publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy