
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK me një mandat trevjeçar.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, solli detaje nga mbledhja që nuk u panë nga publiku.
Gjëja e parë që më shqetësoi kishte të bënte me nivelin e pyetjeve të anëtarëve të KLP-së.
Prokurori më jetëgjatë në sistem, Sokol Stojani, pothuajse nuk bëri asnjë pyetje.
Duke qenë se ai ka eksperiencë të gjatë në çështje të mëdha dhe është një ndër anëtarët më aktiv të Këshillit, kisha pritshmëri të mëdha që ai do të bënte pyetje me thelb, që lidhen me mënyrën se si kandidatët synojnë të drejtojnë Prokurorinë e Posaçme.
Të katër kandidatët ishin të tensionuar dhe të emocionuar, pasi nuk janë të mësuar me paraqitje të gjata publike dhe me kontakt të drejtpërdrejtë me median.
Prania e faktorëve ndërkombëtarë, e përfaqësive më të larta diplomatike, krijoi një presion shtesë në sallë.
Një tjetër element që ra në sy ishte mungesa e përfshirjes së shumicës së anëtarëve të KLP-së në diskutim.
Pjesa më e madhe e Këshillit nuk mori pjesë aktivisht në debat, dhe kjo është diçka që duhet të evidentohet dhe të theksohet.Ky proces duhet të bëhej transparent dhe publik. Shpalosën platforma, dhanë idetë e tyre.
Pati momente interesante, për mënyrën si shihnin në raport me presionin politik, ndikimet e mundshme



