Punë në zyrë? Një identikit i “jakave të bardha” të së ardhmes

Punë në zyrë? Një identikit i “jakave të bardha” të së ardhmes

Me sy të skuqur, mbipeshë, me këmbët të enjtura dhe i përkulur përpara për shkak të orëve të gjata në kompjuter. Kështu duket punonjësi i së ardhmes sipas një studimi britanik, në kuadër të të cilit u krijua edhe Emma, ​​një manekin me këto karakteristika që ka për qëllim të paralajmërojë mbi rreziqet e ardhshme të të ashtuquajturve “jakat e bardha”.

Hulumtimi, i koordinuar nga William Higham, i cili ka shkruar disa libra mbi të ardhmen e punës, bazohet në intervistat e bëra me mbi 3 mijë punonjës zyrash në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Francë. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, siç doli nga studimi, 50% e të pyeturve vuanin nga dehidratimi i syve, 48% kishin dhimbje shpine dhe një në dy kishte dhimbje koke të shpeshta, me ekzemë, mbipeshë dhe enjtje në këmbë.

"Raporti tregon se punonjësit duhet të bëjnë urgjentisht diçka tani për të zgjidhur problemin e vendeve të punës jo të shëndetshme – thotë Higham për britaniken “Independent”. - Nëse nuk bëjmë ndryshime rrënjësore në mënyrën si punojmë, si të bëjmë më shumë lëvizje, të ndryshojmë sjellje ose duke bërë pushime të rregullta, zyra do të na sëmurë".

Rreziku më i madh sipas autorëve është jeta sedentare. "Ne kalojmë orë të tëra në tryezë pa lëvizur. Si rezultat, trupat tanë fillojnë të atrofizohen. Kjo jo vetëm që përshpejton problemet e muskujve e skeletit dhe dobësinë e këmbëve, por rrit rrezikun e trombozës, problemeve kardiovaskulare dhe madje edhe të tumoreve".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy