Shqetësimi për mpiksje gjaku, Britania thirrje qytetarëve ta ‘marrin’ AstraZeneca-n

Shqetësimi për mpiksje gjaku, Britania thirrje qytetarëve ta ‘marrin’ AstraZeneca-n

Rregullatori britanik i barnave po u bën thirrje njerëzve të vazhdojnë të marrin vaksinën AstraZeneca, pavarësisht njoftimeve se shtatë persona në Britani kanë vdekur nga mpiksjet e rralla të gjakut pas marrjes së vaksinës.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Kujdesit Shëndetësor, tha se nuk ishte e qartë nëse vaksina po shkaktonte mpiksjen dhe se procesi për “vlerësimin rigoroz të saj” do të vazhdojë.

Megjithëse agjencia tha të premten vonë se shtatë njerëz kishin vdekur si rezultat i mpiksjes së gjakut, ajo nuk dha ndonjë informacion për moshat ose gjendjen e tyre shëndetësore.

Agjencia tha se kishte identifikuar gjithsej 30 raste të rralla të mpiksjes së gjakut nga 18.1 milion doza AstraZeneca të administruara deri më 24 mars. Rreziku i lidhur me këtë dukuri është “shumë i vogël”, tha ajo.

Shefja e agjencisë tha se përfitimet nga AstraZeneca në parandalimin e infeksionit dhe ndërlikimet e tij e tejkalojnë çdo rrezik dhe publiku duhet të vazhdojë të marrë vaksinën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy