
Pas rreth një viti hetimesh, SPAK ka kërkuar mbylljen e çështjes për Jonaid Myzyrin, ish-kreun e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).
Avokati Ervin Karanxha, në një prononcim për “MCN Live”, u shpreh se tashmë vendimmarrja i takon Gjykatës, e cila do të vlerësojë nëse ekzistojnë apo jo kushtet për pushimin e çështjes.
Pas një hetimi të plotë, Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se nuk ka elementë të veprës penale dhe për këtë arsye ka paraqitur kërkesën për pushim.
Tashmw është Gjykata ajo që do të shqyrtojë nëse hetimet janë të plota dhe nëse ekzistojnë elementë që përbëjnë vepër penale, duke vendosur nëse çështja duhet të mbyllet apo jo.
Sipas avokatit, mbetet në dorën e Gjykatës të japë vendimin përfundimtar.
Topi është lënë në fushën e Gjykatës, e cila do të verifikojë dhe do të vlerësojë rastin në raport edhe me raste të tjera, për të parë nëse janë apo jo kushtet për pushimin e çështjes.
Fakti që çështja është dërguar për pushim tregon se ajo ka specifikat e saj, ndërsa mbetet në dorën e Gjykatës të japë vendimin përfundimtar.



