Shtetet e Bashkuara do të lejojnë aleatët të dërgojnë F-16 amerikanë në Kiev pasi të përfundojë trajnimi i pilotëve ukrainas.
Kështu ka shkruar Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në një letër dërguar homologëve të tij në Danimarkë dhe Holandë dhe raportuar nga Reuters.
Po shkruaj për të shprehur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara si për transferimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë dhe trajnimin e pilotëve ukrainas nga instruktorë të kualifikuar të F-16”.
Kështu shkroi Blinken, duke shtuar se Uashingtoni do të përshpejtojë miratimin e kërkesave të nevojshme për transferimin në kohë për të lejuar dorëzimin pasi të përfundojë trajnimi.



