
Ibsen Elezi, ish anëtar i këshillit kombëtar në PD në MCN Live ka komentuar lidhur me humbjen e thellë që pësoi Partia Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, ku e ka cilësuar bashkëpunimin e Berishës me Metën si një imoralitet politik.
Ai tha se Berisha duhet të mbronte demokracinë më herët dhe jo të reagonte në momentin që mori goditjen ballore nga amerikanët. Sipas tij, kundërshtarët e opozitës ishin të pamoralshëm, ndërsa theksoi se Berisha nuk ka forcë për të analizuar situatën ku ndihen aktualisht.
Bashkëpunimi Meta- Berisha është problem që më ka shkaktuar pakënaqësi, është një problem që së pari tregon imoralitetin politik sidomos në krahun tonë sepse mund ta kesh në kahun tënd për disa vota por s’mund ta bësh bashkë sepse ke përvojën e tradhtisë. Mua më bën për të qeshur bashkëpunimi me Metën, ka humbur partia faktive sepse këtë imoralitet politik opinioni e lexon. Kjo nuk është çështje matematikore mbledhja e votave dhe këto rezultate këtë nxorën, por këta vazhdojnë akoma budallallëkun e vet më tej dhe kjo më shqetëson.
Në vijim ai shtoi se një situatë çmendurie në PD u krijua pas 2021 dhe në atë situatë ka reaguar dhe ka thënë te dera e PD ku jemi dhe duke ju referuar Bashës, një drejtues partie që s’ka lënë gjë pa bërë, i ka provuar të gjitha talljet me demokratët dhe askush se hapte gojën.
Kjo çmenduri ndodhi që kur goditi Amerika e detyroi Berishën të reagonte dhe tha mos më godisni mua se unë do çohem të mbroj demokracinë, por ai hap duhet ta mbronte më herët. Ne ju vumë në mbështetje Berishës që të hapte rrugën që të gjithë ne të kishim mundësinë për të vendosur tullat, por i kisha porositur vazhdimisht demokratët që të bënin kujdes nga ai sepse Berisha të çon te burimi dhe nuk të jep ujë. Berisha thoshte do e ndërtojmë demokracinë në këtë parti do vendosim rregulla, etj etj, po ata përfunduan në humnerë se rrugën për aty e kishin të krijuar nga Basha.
Elezi deklaroi se nëse nuk di të analizosh mirë një situatë kurrë s’ka zgjidhje dhe sipas tij Berisha s’ka forcë sepse duhet të fillosh të korrigjosh veten.
Nëse nuk arrin dot të korrigjosh veten sepse kjo është diçka e vështirë dhe se bën dot, duhet të dëgjosh zëra të tjerë. Nëse e bën një analizë reale pse opinioni përpos faktit që kanë manipuluar votat me oligarkët, opozita ka armën në dorë transparencën atëherë ta zbardhte atë që ata të mos kishin forcë kur dolën në fushatë.



