Sekretet e tryezës së festave/ Marku, Haruni e Ibro: Ja si duhet gatuar gjeli dhe sallata ruse (VIDEO)

Sekretet e tryezës së festave/ Marku, Haruni e Ibro: Ja si duhet gatuar gjeli dhe sallata ruse (VIDEO)

Në studion e MCN Informacion, kuzhinierët Alfred Marku dhe Rajmonda Obro, si dhe studiuesja Alba Haruni dhanë disa këshilla në lidhje me tryezën e fundvitit. Ata u ndalën te gatimet tradicionale dhe variantet e reja të tyre.  

 

Alba Haruni, studiuese

Zgjedh kokrrat e shegës ose të rrushit. Në familjen time përdorim liptaon, një sallatë e ngjashme me atë ruse. Roston e duan me patjetër. 

Nuk dua që në tryezën time të mungojnë sallatrat, romsteku, mesniku etj. 

Lekun dikur e fusnim në bakllava. Tani e fus në kulaç dhe kur bëjmë përsheshin, gjejmë dhe lekun. 

Tavën e dheut nuk e heq kurrë nga tavolina. E bëj me të brendshme, jo me mish. Do gjizë të mirë, miell misri për ta trashur. Të mos i hedhësh ujë. 

 

Alfred Marku, shef kuzhine

Janë ca simbole që mbeten. Rizoton e kemi të përfshirë. Një rosto e mirë do kavërdisje. Do pjekje në tempraturë të avashtë, të mbyllur. Është shumë e rëndësishme kavërdisja sepse bllokohen poret dhe nuk avullon. Rosto është nga ato produkte që zihet me lëngun e tij. 

Pjata më e vështirë është mishi. Peshku është i lehtë. Për një peshk ideal, temperatura duhet të jetë 55-60 gradë. 

Kam bërë vjet një baklava me mjaltë, në vend të sherbetit. 

 

Rajmonda Ibro, shefe kuzhine

Shumë marrin pulën e fshatit që e shoqërojnë me pilaf ose me jufka. Ne në rastorantin tonë kemi vetëm mishin dhe pulat. 

Ne djathin e përgatisim vetë. E bëjmë me metodën e vjetër. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy