
Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, përkes një letre i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kërkon emërimin e saj në Prokurorinë e Përgjithshme.
“Pas shkrirjes së Krimeve të Rënga nga krijimi i SPAK më emëroni në Apel. Nëse s’ka hapësirë në Apel, më emëroni në Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në kërkesën e Prelës.
Mësohet se kërkesa është depozituar në fillim të tetorit, ndërsa ende nuk është marrë një vendim zyrtar. Kërkesa do të shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës e më pas KLP do të dalë me një vendim.
Aktualisht Donika Prela është drejtuese e komanduar e prokurorisë për Krime të Rënda, e cila do të shkrihet pas krijimit të SPAK dhe automatikisht rikthen Prelën në Prokurorinë e Durrësit.



