
Policia spanjolle ka menduar se e kapi liderin e katalanasve, Carles Puidgemont, kur arrestoi dje një person në periferi të Madridit. Në fakt, bëhej fjalë për një komedian që ishte veshur si Puigdemont.
Joaquín Reyes i tha programti radiofonik “La Ventana” se gjashtë oficerë policie iu afruan ndërsa ishte maskuar si Puigdemont për shfaqjen komike “El Intermedio” në Torrejon de Ardoz, në periferi të kryeqytetit spanjoll.
Policët kanë menduar se Puigdemont ishte kthyer dhe janë hedhur menjëherë në askion për ta kapur. Lideri i katalanasve ndodhet në Belgjikë, ku shkoi menjëherë pas referendumit për paravësinë e Katalonjës, që Spanja e ka konsideruar të paligjshëm. Puigdemont rrezikon arrestimin nëse vë këmbë në tokën spanjolle.
Reyes tha se oficerët e policisë u shkrinë se qeshuri kur morën vesh se kishin arrestuar njeriun e gabuar.



