Mbledhja e Komisionit Hetimor të Cez është shoqëruar me debate mes Minsitrit të Energjisë dhe Industrisë Damina Gjiknuri si dhe deputetëve të opozitës. Këta të fundit publikuan letrën e avokatit ndërkombëtar të qeverisë , në të cilën i kërkonte Shqipërisë ndjekjen në gjyq të çështjes se Cez. Gjiknuri pranoi se vendimi ishte politik dhe se për këtë arsye sygjerimi i avokatit nuk ishte marrë në konsideratë.



