Të kesh një blog ka qenë fillimisht një mënyrë për të rritur vetëvlerësimin. Por sot shumë vajza kanë llogari me mijëra ndjekës dhe dinë shumë mirë si t’i kthejnë like-t në dollarë.
Në listën e mëposhtme janë vajzat që e kanë kthyer hobin e tyre në burim të ardhurash.
Danielle Bernstein
Dizajnerja 25-vjeçare u bë e famshme kur lançoi për herë të parë blogun e saj We Wore What. Ajo ka 1.7 milionë ndjekës në Instagram dhe është një nga më të preferuarat në botën e modës. Ajo fiton rreth 15 mijë dollarë për një postim.
Chiara Ferragni
The Blonde Salad, blogu i italianes së pasionuar pas modës, Chiara Ferragni, është ndër më të suksesshmet në këtë fushë prej 9 vitesh. Ajo tashmë është shndërruar në ikonë mode dhe çdo postim i sjell mijëra dollarë fitime. Ajo ndiqet nga 10 milionë njerëz dhe fiton mesatarisht në vit rreth 8 milionë dollarë.
Wendy Nguyen
Ajo është diplomuar në psikologji në UC Berkeley, por më pas u kthye në blogere e modës me llogari në të gjitha rrjetet sociale. Videoja e saj në “Youtube”, “25 mënyra për të lidhur një shall” u bë virale në 5 minutat e para të publikimit dhe ka sot mbi 25 milionë klikime. Në Instagram, ajo ndiqet nga 1 milion njerëz. Ekspertët thonë se fitimet e saj arrijnë në 1 milion dollarë.
Bryanboy
Bryanboy mund të jetë njeriu më i veçantë në botën e modës për momentin. 24-vjeçari nga Filipinet e nisi blogun duke pasqyruar udhëtimet e tij, më pas iu kthye modës. Postimet e tij të lezetshme tërhoqën mijëra njerëz menjëherë. Bryanboy njihet për shijen e veçantë dhe veshjetekstravagante. Shumë stilistë të njohur janë miq të tij.
Aimee Song
Ajo është dizajnere e interierit (mjediseve të brendshme) dhe ka një blog të quajtur “Song of Style”.
Filimisht vajza nga Kalifornia i publikonte falas punët e saj, por pasi u bë e njohur vendosi t’i kthente idetë e saj në burim të ardhurash. Në Instagram ajo ka 4.6 milionë ndjekës, që i sjellin jo pak fitime.
Antoinette Kulas
Antoinette është një nga blogeret më të famshme në Australi. Tre vite më parë, ajo i postonte fotot e saj thjesht për kënaqësi, por sot numëron mbi 1 milionë ndjekës në Instagram. Ajo ka kontrata me markat e mëdha të modës dhe po përgatitet të krijojë linjën e saj të veshjeve.
Julie Sariñana
Julie Sariñana ka themeluar një blog mjaft popullor që quhet “Sincerely Jules”, i cili lexohet nga mijëra njerëz në ditë. Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo promovon veshje dhe aksesorë të markave të ndryshme dhe ka 4.6 milionë ndjekës. Çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e saj i sjell 150 mijë dollarë fitim.
Viki Odintcova
Viki Odintcova, nga Shën Petërburgu, është një prej modeleve të agjencisë “Mavrin Models”. Fotot e saj provokuese tërhoqën vëmendje menjëherë dhe shpesh kanë qenë në kopertinat e revistave për të rritur. Në llogarinë e saj, ajo reklamon veshje, të brendshme, produkte për rënien në peshë dhe pajisje sportive.
Amra Olević
Amra Olević është një prej artisteve të make up-it në “Instagram”. Ajo ndiqet nga 5.5 milionë njerëz dhe ka linjën e saj të produkteve të kozmetikës.
Jessica Stein
Jessica Stein ka një llogari “Instagram”-I me foto të mahnitshme. Mos prisni të shihni poza seksi, pasi qëllimi kryesor është pasqyrimi i udhëtimeve të vajzës 23-vjeçare. Ajo ka vizituar 27 vende dhe në listën e saj janë edhe 229 të tjera. Ajo ka 2.7 milionë ndjekës, të cilët shohin çdo ditë foto të resorteve dhe panoramave më të bukura nga vendet që ajo viziton.
/ Përgatiti: Gazmira Sokoli /



