Vidhnin në bashkëpunim, kapen nga “Shëtitësit” dy vëllezërit në Elbasan

Vidhnin në bashkëpunim, kapen nga “Shëtitësit” dy vëllezërit në Elbasan

Një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Shëtitësit” ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një market.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i vëllezërve A. K., 30 vjeç dhe I. K., 24 vjeç, banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd.

Dy vëllezërit u kapëb në flagrancë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë, në tentativë për të vjedhur në marketin në pronësi të shtetasit R. S., në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të rinjtë janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë, konkretisht:   

Më datë 17 qershor, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që këta shtetas përdornin për të kryer vjedhjet, një troko dhe një trapan.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy