I moshuari bie nga shkallët në "Lungomare" dhe mbytet në det

I moshuari bie nga shkallët në "Lungomare" dhe mbytet në det

 

Një i moshuar ka gjetur vdekjen në det, pranë Lungomares, ndërsa është pikasur nga kalimtarët dhe pushuesit që gjendeshin në atë zonë.

Viktima është shtetasi L.H 76 vjeç.

Mendohet se shkak i vdekjes ka qenë fakti që personi të ketë rrëshkitur nga shkallët e Lungomares duke u rrëzuar në det dhe më pas është mbytur.

Mësohet se viktima kishte një plagë në kokë,që ka ardhur si pasojë e përplasjes.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia dhe ekspertiza e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.

Zona ku është gjetur trupi i pajetë nuk është e frekuentueshme për plazh, ndërsa mendohet se shkaku kryesor ka qënë goditja që ka marrë në kokë si pasojë e rrëshqitjes, duke bërë që më pas të mbytet në det.

Gjithësesi do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë shkaqet e plota të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy