Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri/ Kim: Tjetër goditje e madhe e SPAK

Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri/ Kim: Tjetër goditje e madhe e SPAK

Pas konfiskimit të 60 mln eurove pasuri të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, reagon ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pasurisë publike me vlerë 60 milion euro. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339.

Ky është gjithashtu një tjetër shembull i bashkëpunimit të fortë midis zbatuesve të ligjit SHBA dhe Shqipëri. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. Është e rëndësishme t’i jepet fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!”, shkruan Kim.

Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri ishte goditja më e madhe e SPAK që nga krijimi i tij, por edhe në historinë e drejtësisë shqiptare, pasuro këto që i përkisnin një grupi kriminal.

Bëhet fjalë gjithsej rreth 300 mijë metra katror, në 75 pasuri të ndryshme. Ky dënim ishte në kuadër të hetimeve për dosjen 339, ku mes të dënuarve me burg është edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy