Akademiku Gjovalin Shkurtaj e konsideroi të rëndësishëm patriotizmin lokal, vendlindjen, gjatë intervistës në emisionin “Arnautistan“ në MCN TV.
Shkurtaj thotë nuk mund të jesh atdhetar kombëtar, po nuk deshe vendin e lindjes.
Ndër të tjera ai flet për gjuhën, duke theksuar se nuk e ka mësuar në fjalor por nga nëna e tij.
Unë mendoj se njeriu nuk mund të jetë atdhetar kombëtar, po nuk deshi vendin e vet, vendin ku ka lindur. Unë gjuhën nuk e kam mësuar në fjalor, por nga nëna ime.
Malësinë e Madhe e kam dashur dhe e dua. Xhubleta është veshja më e vjetër e shqiptarëve, që përputhet me veshjet e ilirëve.
Malësorët e Mbishkodrës e kanë ruajtur tharmin etnik më shumë se çdokush tjetër"



