“1 milion $ po votove”, miliarderi Elon Musk lotari në shtete kyçe

“1 milion $ po votove”, miliarderi Elon Musk lotari në shtete kyçe

Sipërmarrësi ka njoftuar planin për t'i dhënë 1 milion dollarë, çdo ditë, deri më 5 nëntor, personit të zgjedhur rastësisht i cili ka nënshkruar një peticion për dy nenet e para të Kushtetutës amerikane, e drejta e fjalës dhe për armëmbajtje.

Për të fituar lotarinë, nënshkruesi duhet të jetë votues i regjistruar në Arizona, Pensilvani, Karolinën e Veriut, Xhorxhia, Miçigan, Nevada ose Uisconsin.

Fushëbeteja kryesore për këto zgjedhje shihet Pensilvania, ndërsa Mask ka përqendruar gjithë forcat aty.

Peticioni nuk kërkon që nënshkruesit të jenë republikanë, por autoritetet kanë ngritur shqetësime se kjo është një mënyrë për të manipuluar votën e lirë.

Kjo lotari është shqetësuese. Autoritetet duhet të shohin se ç’po bëhet.

Deri më tani, qeveria federale nuk ka njoftuar ndonjë hetim mbi konkursin. Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka ngritur shqetësime, por pa e pushuar lotarinë.

Sipas analistëve amerikanë, edhe nëse çelen hetime, çështja ka të ngjarë të mos zgjidhet para 5 nëntorit, pjesërisht për të shmangur çdo perceptim nga ana e qeverisë federale se po ndërhyn në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy