Kryeministri Albin Kurti bën me dije në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës.
Mbledhja vjen pas vrasjes së një zyrtari policor në Veri të Kosovës dhe plagosjes së një tjetër efektivi.
Kreu i qeverisë tha se ka përfunduar me sukses operacioni i heqjes së predhës nga kraharori i policit të plagosur.
Ndërkohë sipas mediave të Kosovës, dyshohet se personat që kryen sulmin dyshohet se janë fshehur brenda Manastirit të Banjskës.
Pas sulmit me armë ku u vra polici është mbyllur edhe pika kufitare në Bërnjak.



