Topi: PD nuk ka pasur demokraci me standarde, por kishte frymë alternative mendimi

Topi: PD nuk ka pasur demokraci me standarde, por kishte frymë alternative mendimi

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe procesin e zgjedhjeve të fundit, ku Sali Berisha u konfirmua kryetar i PD për katër vitet e ardhshme në një garë pa kundërshtarë.

 

Topi u shpreh se, ndonëse PD nuk ka funksionuar gjithmonë me standarde të plota demokratike, në të ka ekzistuar një frymë e mendimit alternativ.

 

Me vjen keq që si kam përjetuar ato momente hareje dhe tani po i shoh për herë të parë. Është emocion i veçantë, lum ai që i ka parë live. Nuk mund të them se PD e ka pasur një demokraci me standarde, por gjithsesi ekzistonte një frymë që konsiderohej me mendim alternativ, sepse në vendimmarrje nuk besoj se ka njeri të thotë që në garë me Berishën fitonte. Ai kishte kontroll absolut mbi strukturat dhe votën e demokratëve.

 

Duke folur për periudha të ndryshme të historisë së PD-së, ai solli në kujtesë edhe momentin e dorëheqjes së Berishës dhe garën mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit.

 

Ajo që më ka ngelur në mendje është momenti kur ai është larguar me dorëheqje dhe është zhvilluar një garë në kushte anormaliteti mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit, ku secili votues ishte i identifikuar me numrin e serisë.

 

Topi theksoi se, sipas tij, analiza politike e figurës së Sali Berishës është tashmë ezauruar.

 

Mendoj se situata është komplekse. Nuk e di kush do ta marrë përsipër të analizojë përmes një vepre që do i vlente shumë tranzicionit politik në Shqipëri, për të analizuar politikisht ecurinë e PD në 36 vite dhe specifikisht figurën e Sali Berishës. Mendoj se pas kaq vitesh është ezauruar mundësia për ta analizuar politikisht Berishën, nuk ka mbetur asgjë pa u thënë.

 

Sipas Topit, vëmendja duhet të zhvendoset te mënyra e funksionimit dhe karakteri i liderëve politikë.

 

Sot duhet folur më shumë për strukturën karakteriale të Berishës, sepse politikisht për mua ai nuk është më. Problemi nuk mbaron këtu, problemi është raporti me të tjerët. Ne kemi defekt të madh si shoqëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy