Pas një periudhe pushimi, në Durrës kanë nisur punimet për projektin e Velierës. Për Shoqërinë Civile, punimet duhet të ndalojnë pasi çështja është në gjykatë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Teuta Kalakula thotë për MCN se në zonën me rëndësi arkeologjike janë hedhur mbi 18 mijë metra kub beton, duke dëmtuar kështu edhe historinë e qytetit.Show less



